Të zemëruar nga përgjimet, maqedonasit mbajnë protestë

Edhe gjatë ditës së sotme, e shtunë 21 shkurt në orët e pasditës, disa dhjetëra qyetarë janë grumbulluar për të protestuar para qeverisë së Maqedonisë për të shprehur zemrimin ndaj udhëheqësve të këtij institucioni pas aferës së përgjimeve.Protestuesit në duar bartin parulla në të cilat shkruhet “vrasës” “Poshtë Diktatura” Lliri për Maqedoninë”, “Liri për Boshkovskin”, etj.Mediat maqedonase shkuruajn se qyetarët të cilët kanë dalë për të protestuar, thonë se janë organizuar spontanisht përmes rrjeteve sociale dhe nuk i përkasin asnjë partie politike.Por mediat e afërta me pushtein, thonë se protestat janë duke u organizuar me direktivë të partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate.