Uran Butka në Jamais Vu, 21 Shkurt 2015
Historianët vijojnë të jenë të ndarë mbi faktin se kush qëndron pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Ndryshe nga Kristo Frashëri që për këtë fajëson Ballin Kombëtar, shkrimtari, historiani dhe studiuesi Uran Butka deklaroi në studion e emisionit “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano se marrëveshja u prish nga vetë Partia Komuniste.Sipas tij, Miladin Popoviçi, e grisi marrëveshjen dhe ia hodhi Enver Hoxhës në fytyrë, sepse nuk ishte në interesin e tyre.“Kristo Frashëri mendoj që gabon sepse ai i bën çështjes të njëjtin trajtim që i bëri Enver Hoxha dhe historiografia komuniste. Mukja është një nga ngjarjet më madhore të historisë së kombit. Aty u bashkuan të dy krahët e politikës dhe të luftës. Ishte Italia fashiste, por në Shqipëri po vinte dhe Gjermania naziste. Lexoni me shume ketu