Zjarr në kodrat e Radhimës në Vlorë

Vlorë- Është vënën nën kontroll pas më shumë se 90 minutash zjarri masiv që përfshiu kodrat e Radhimës dhe që rrezikoi të digjte edhe disa banesa.Ekipet e zjarrfikësve u ndihmuan nga delta force për të shuar flakët qe pushtuan kodren rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme (21 shkurt 2015).Nuk dihet ende nese zjarri ishte i rastësishëm apo i qëllimshëm.Terreni i vështirë malor, ka kërkuar ndërhyrjen e 50 forcave zjarrfikëse e 20 forcave delta, si edhe 5 mjete zjarrfikëse.Shef i stacionit zjarrfikës te vlores Arqile Gjokondaj sqaroi se era e fortë dhe terreni malor kanë përkeqësuar situatën duke rrezikuar edhe banesa përreth vatrës së zjarrit.Por fatmirësisht aksioni i përbashkët netraulizoi në kohë flakët. ëe terren grupi hetimor po heton për shkaqet. Nuk dihetn nëse është zjarr i qëllimshëm apo jo ai që shkrumboi hektarë të konsiderueshëm toke.[caption id="attachment_468555" align="alignnone" width="640"]zjarr ne radhime Ne foto: Flaket e zjarrit qe rane mbremjen e 21 shkurtit ne Radhime[/caption]