Gjirokastër, gruaja vret burrin me thikë, në banesë dhe nipi 10 vjeç

Gjirokastër- Gruaja vret burrin me thikë. Krimi i rëndë në familje është shënuar mbrëmjen e 21 shkurtit 2015.Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori”.Viktima, Flamur Meni, 66 vjeç humbi jetën në spital, ndërsa është arrestuar gruaja Dituri Meni, 62 vjeçe.Krimi ndodhi rreth orës 21:00 në banesën e çiftit. Mësohet se gruaja goditi bashkëshortin me thikën e kuzhinës, pas një konflikti për motive të dobëta.Në banesa ka qenë edhe nipi 10 vjeçar, por nuk dihet nëse ka parë krimin apo jo.Flamur Meni humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa nga ana e uniformave blu është bërë arrestimi i Dituri Menit me akuzën e vrasjes.Vijojnë hetimet per zbardhjen e motiveve ndërsa një grup ekspertësh është nisur nga Tirana për ekzaminimin e trupit të viktimës."Arrestimi i saj u bë pasi: Më datën 21.02.2015, rreth orën 21.00 në lagjen "18 Shtatori" të qytetit Gjirokastër , në banesën e saj, kjo shtetase, në konflikt e sipër dyshohet ka goditur me thikë në gjoks, bashkëshortin e saj shtetasin Flamur Meni , 66 vjeç , i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.  Grui hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor kanë kryer gjatë natës veprimet paraprake , ku në ndihmë të ekspertit mjeko- ligjor , gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme ka mbritur një grup ekspertësh të Mjeksisë ligjore nga Tirana , ku nga kqyrja që iu bë kufomës rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në zemër( 6 cm)," thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.Ajo akuzohet për veprën penale të "Vrasjes në familje ", parashikuar nga neni 79/ç i Kodit Penal.[caption id="attachment_468632" align="alignnone" width="640"]palllati 1 Në foto: Pallati i çiftit ku ndodhi vrasja, 21 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_468635" align="alignnone" width="640"]pallati ok Në foto: Banesa e çiftit ku ndodhi vrasja, 21 shkurt 2015[/caption]