Ukrainë, rebelët pro-rusë tërheqin armët e rënda nga fronti i luftës

Rebelët në lindje  të Ukrainës kanë rënë dakord të tërheqin armët e rënda nga vija e frontit të luftës. Lajmi është bërë i ditur nga  një gjeneral rus, i përfshirë në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.Gen Alexander Lentsov tha se rebelët pro-rusë kanë firmosur kërkesën për të tërhequr armët dhe trupat brenda dy javëvëve të ardhshme, duke filluar nga kjo e dielë.Nuk është e qartë nëse ky hap do të jetë reciprok edhe nga pala ukrainase. Kjo lëvizje vjen pasi Kievi dhe separatistët shkëmbyen 191 të burgosur, pjesë e rëndësishme kjo e marrëveshjes së Minskut dhe hapi i parë i kryer me sukses sipas kushteve të marrëveshjes së 12 shkurtit,  të nënshkruara në kryeqytetin e Bjellorusisë dhe të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania.Shkëmbimi i të burgosurve  erdhi pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kërcënoi me  "sanksione serioze" Rusinë nësë do të vijonte të shkelte paktin e paqes.