Rusët kujtojnë grushtin e shtetit në Ukrainë!
Një ditë pasi ukrainasit festuan revolucionin që rrëzoi presidentin Viktor Janukoviç, në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë ngjarja u përkujtua si një grusht shteti. Mbi 20 000 vetë u mblodhën në kryeqytetin rus, duke mbajtur banera në duar në mbështetje të presidentit Vladimir Putin."Po të mos ishte Putini, ajo që ndodhi në Kiev do të kishte ndodhur edhe këtu. Ai më bën krenar me mënyrën se si i zgjidh gjërat", thotë një protestues teksa tregon para kamerave bluzën me foton e presidentit rus të stampuar.Shumë kozakë dolën në mbështetje të qeverisë dhe thanë se ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre. Në fakt, lufta është më pranë se kurrë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, pasi marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit kanë arritur pikët më të ulët.Që prej revolucionit ukrainas, ka aneksuar Krimenë dhe ka ndihmuar separatistët pro rusë në lindje të vendit të shpallin Republika Popullore në Donjeck dhe Luhans, që kërkojnë të shkëputen nga Kievi. Qyteti Debaltseve është vënën tërësisht nën kontrollin e rebelëve, ndërsa armëpushimi i vendosur në Minsk javën e kaluar duket se nuk po respektohet. Ndërkohë, avionët rusë kanë shtuar fluturimet e tyre rreth vendeve të Europës, duke vënë në alarm NATO-n.Gjatë një vizite në Londër ku u takua me ministrin e jashtëm britanik, Filip Hamond, sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, tha të shtunën se Uashingtoni dhe aleatët nuk kanë ndërmend të bëjnë lojra me Rusinë dhe po diskutonin mundësinë e sanksioneve të tjera.Ukraina ishte temë diskutimi edhe në takimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, me Papa Françeskun në Vatikan, sipas së cilës, Ati i Shenjtë priste nga kom