Manja i PS-se: Komisioni i dekriminalizimit jo domosdoshmëri

Komisioni për dekriminalizimin mund të ishte shmangur përmes nismave ligjore. Kështu deklaroi në studion e Ora News deputeti socialist, njëkohësisht anëtari i këtij komisioni Ulsi Manja. Sipas tij, kjo mund të arrihëj me ndryshimet në kodin zgjedhor dhe Shqipëria në këtë rast mund të marrë shembullin e mirë të Kosovës.Ulsi Manja: “Mjafton të jetë në pajtim me kushtetutën, sepse kushtetuta jonë ka sanksionuar një parim shumë të rëndësishëm, në mos gaboj në nenin 30 të saj që është parimi i prezumimit të pafajësisë. Pra kushdo është i pafajshëm përsa kohë nuk është deklaruar fajtor me një vendim të formës së prerë të gjykatës. Ndërhyrje mund të bëhen nëkodin zgjedhor, ska pse mos ti bëjmë pjesë të ligjit zgjedhor tonë edhe disa  barriera që ka shteti më i r ii Europës që është Kosova. PSH Kosova ndalon kandidimin e një personi që është shpallur fajtor për një vepër penale në 3 vitet e fundit, dhe këtu e kam fjalën për krim, jo për kundravajtje, që është deklaruar me vendim të formës së prerë fajtor në 3 vitet e fundit e pengon nga kandidimi, gjë që ne nuk e kemi”