Sozun në Ballkan Magazine: Turqia është në pozitë të vështirë me perëndimin

Ahmet Sozun, zv/rektor për çështjet akademike në Universitetin e Mesdheut Lindor në Turqi në një intervistë për emisionin Ballkan Magazine me gazetaren Linda Karadaku ka deklaruar se Turqia është në një pozitë të vështirë me perëndimin në raport me Sirinë dhe grupet ekstremiste islamike. Profesor Sozun thotë se Turqia ka bërë kalkulimi të gabuara në lidhje me Sirinë. Sipas tij Turqia mendonte se aktori me djallëzor në Siri ishte Asadi dhe se pas tij renditen grupet islamiste si Al Nusra dhe të ngjashme, kurse përshtypja në perëndim është e kundërta, se Asadi është me pak i keq se islamistet apo Al Nusra.IntervistaProfesor Sozun, faleminderit qe jeni me ne sonteSozun: Eshte kenaqesiTe fillojme me Turqine se pari. Si e vleresoni situaten aktuale politike ne Turqi?Nese e shikoni historine 12 vjecare qe kur partia me rrenje islamike AKP erdhi ne pushtet ne kemi qene deshmitare te qeverisjes se dhjete vjeteve te para te para te partise per zhvillim dhe drejtesi, nje periudhe e zhvillimit ekonomik, bumit ekonomik dhe e nje lloj normalizimi te marredhenjeve ne mes te qeverise civile dhe ushtrise. Pra, Partia per Drejtesi dhe Zhvillim luajti nje rol shume te rendesishem ne normalizimin e situates qe ka te beje me marredhenjet ushtarako-civile, kur kemi te bejme me perpjekjen per zgjidhjen e ceshtjes Kurde qe zgjat prej shume kohesh ne Turqi. Pra kemi te bejme me zhvillime positive ne Turqi gjate dhjete vjeteve te para te qeverisjes se AKP-se. Megjithate, filluan trazirat ne rajon, 3-4 vite me pare te cilat ndonjehere njihen si Revolta Arabe apo Pranvera Arabe, qe sollen shume transformime ne nje rajon qe eshte shume afer Turqise natyrisht, Ju keni Sirine, Irakun,  Egjiptin qe jane afer Turqise dhe te cilet jane fqinjet e pare te Turqise. Keto ngjarje filluan drejtperdrejte te kene ndikim, ne menyre negative ne politiken e jashtme te turqise. Pra nese shikoni politiken e jashtme turke ne disa vitet e fundit, ne pame me zhvillimet rajonale, nje Turqi qe nuk performonte mire si ne dhjete vitet e para te qeverisjes, sidomos ne ate si ta quajme nje politike sfiduese zero problem me fqinjet, kampion i se ciles ishte ish ministri i puneve te jashtme Ahmet Dautoglu. Ne fakt ne vitet e fundit ne pame qe Turqia fillloi te kishte problem me pothuajse te gjithe fqinjet e saj. Por natyrisht ju e dini se ky eshte vetem nje aspekt I performances se brendshme te Turqise qe eshte dizajni i politikes se jashtme por aspekti tjeter jane zhvillimet rajonale mbi te cilat Turqia nuk ka shume kontroll. Pra kemi pare nje kombinim; disa njerez thone se politika e jashtme e Dautogllut nuk eshte realiste por kemi njerez te tjere qe thone se politikat e Dautogglut ishin te mira por ishin zhvillimet rajonale te cilat nuk i kontrollon Turqia qe shkaktuan problem ne politiken e jashtme turke. Pra aktualisht ne jemi deshmitare te nje ambiguiteti sa i perket politikes se jashtme turke. Kur flasim per politike e brendshme, edhe aty kemi nje tablo te kombinuar; edhe pse qeveria e AKP ka ndermarre hapa te rendesishme ne drejtim te demokratizimit te vendit dhe normalizimit te marredhenjeve me ushtrine, ne zgjidhjen e problemit te gjate Kurd, megjithate, sidomos pas protestave te GazyPark kemi pare se Turqia po rreshqet, ose te pakten po tregon shenja se po rreshqet me shume nga pozicioni autoritar, kur kemi te bejme me politikat e Erdoganit kundrejt ceshtjeve te brendshme ne Turqi. Pra prape ne po shohim nje ambiguitet sa i perket politikes se brendshme ne turqi. Nje shpjegim i thjeshte eshte lodhja nga qeverisja. Partia per Zhvillim dhe Drejtesi po qeveris Turqine per me shume se 12 vjet dhe pas kesaj periudhe dhjetevjecare filloi te tregoje shenja te lodhjes.Pse ndodh kjo per shkak se ata jane nje kohe te gjate ne Qeveri ose?..Nje shpjegim klasik politik eshte qe qeverisja korrupton dhe qeverisja absolute korrupton absolutisht. Nese aktore te caktuar jane ne pushtet per me shume se dhjete vjet, kjo eshte problematike. Eshte gjithashtu e veshtire t’iu besh balle kritikave per ate qe po ndodh ne Turqi tani. Sidomos pas levizjeve te protestave te Gezi Park, rrreth dy vjet me pare,shume njerez qe kishin pikepamje te ndryshme dhe qe ishin rreth Erdoganit nuk jane me rreth Erdoganit. Pra shume njerez qe jane afer Erdoganit tani, keshilltar te tij jane si ta themi nje lloj te “yes Man”. Ne vend qe te kritikojne ose ofrojne alternative, keta njerez aprovojne cdo vendim qe merr Erdogan, dhe ky eshte nje shembull qe tregon se Erdogan po rreshqet drejt nje autoritarizmi.Te flasim pak per situaten delikate ne te  cilen ndodhet Turqia ne lidhje me ISIS dhe zhvillimet ne vendet fqinje te Turqise? Cfare mund te behet per ta bere me te lehte kete pozicion te Turqise? A ka ndonje gje qe mund te beje Turqia apo cdo gje varet nga menyra sesi do te zgjidhen ceshtjet qe kane te bejne me ISIS dhe terrorizmin islamik?Shikoni, une mendoj se nje problem shume i madh eshte se Turqia beri kalkulime shume te gabuara ne lidhje me Sirine. Sikurse e dini , ne fillim te revoltes ne Siri, Turqia u perpoq te ndermjetsonte te binde…Me falni qe po ju nderpres, dhe kjo ishte per te evituar nje konflikt ne shkalle te gjere...Kjo ishte ne 2011-2012 kur Turqia u perpoq te binde Asadin te ndermerrte veprime te tilla. Por kur u be e qarte se Asadi nuk po ndermerrte keto veprime, atehere Turqia ndryshoi politiken  e saj duke thene se problemi i vertete ne Siri eshte regjimi autokratik i Asadit. Atehere Turqia mendoi se po te perkrahte elementet Anti-Asad, atehere do te ishte ceshtje javesh apo muajsh kur regjimi i Asadit do te binte.  Pra kishte nje llogaritje te gabuar aty.  Kur Turqia filloi te perkrahte elemntet e opozites ne Siri, dhe natyrisht ne mesin e tyre  jane edhe njerezit si at ate Al Nusres  te cilet nuk jane shume larg shtetit Islamik (ISIS)  ose jane disi te lidhur me Shtetin Islamik; pra me vone kur kriza ne Siri po vazhdonte dhe kur ishte e qarte se  Asadi nuk po shkonte gjekundi shpejt,  Turqia u vu ne nje pozite shume te veshtire sepse pershtypja per Sirine ne SHBA dhe perendim eshte ndryshe nga ajo qe ka Turqia. Turqia mendonte se aktori me djallezor ne Siri ishte Asadi dhe se pas tij renditen grupet islamiste si Al Nusra dhe te ngjashme, kurse pershtypja ne perendim eshte e kunderta, se Asadi eshte me pak i keq se islamistet apo Al Nusra. Pra sot Turqia  eshte ne pozite te veshtire me perendimin sepse Turqia po thote ne rregull, une jam gati per operacione tokesore por objektiv duhet te jete edhe heqja e regjimit aktual ne Siri, pra regjimi i Asadit.Me falni qe po ju nderpresperseri, Turqia po thote se te dy palet duhet te largohen: regjimi i Asadit dhe  dhe grupet islamike terroriste. A eshte keshtu?PoCili eshte pozicioni i perendimit? Ku jane mospajtimet?Perendimi po thote se rreziku me i madh i pranishem eshte shteti islamik dhe ne mund te tolerojme nese Asadi apo elemente te regjimit te Asadit vazhdojne te mbesin pasi te largojme shtetin islamik.Profesor Sozun, te shkojme pak ne Ballkan duke marre parasysh se kjo eshte Magazine Ballkanike.  Ballkani ka qene gjithmone i rendesishem per Turqine per arsye te ndryshme  historike, praktike, gjeopolitike, dhe te tjera.  Ne situaten aktuale pse eshte Ballkani aq i rendesishem per Turqine? Pervec arsyeve historike.Mendoj se, nese  keni ndjekur shkrimet me te hershme te Kryeministrit Davutogllu, kur ai ishte profesor dhe pastaj u be  keshilltari kryesor per politike te jashtme i Erdoganit dhe pastaj u minister i jashtem dhe tani kryeminister;  ai ka kete koncept strategjik ku thote se Turqia ka evituar  fqinjet e saj te cilit dikur ishin  ne nje proksimitet shume te afert gjeografik dhe historik  me Turqine. Pjeserisht ish territoret Otomane.  Dhe natyrisht kur kemi te bejme me Ballkanin, per shekuj keto ishin pjese te perandorise Otomane te cilet kane ndare bashke ngjashmeri politike, kulturore dhe ne disa raste edhe ngjashmeri gjuhesore. Edhe ne aspektin gjeografik Turqia dhe Ballkani jane afer njera tjetres  dhe per me shume ka ne fakt miliona njerez , qytetare Turq me origjine nga Ballkani, qofshin nga Bullgaria, Shqiperia apo Kosova ose Maqedonia, pra mendoj se ka shume njerez qe jetojne ne Turqi,  gjysherit e te cileve vijne nga keto rajone.  Pra ka edhe lidhje familjare.  Pra kur partia per zhvillim dhe Drejtesi erdhi ne pushtet, politikat e Davutogllut, vizioni i tij filluan te zbatohen dhe idea ishte qe ndaj Ballkanit te ndiqej politika me tre shtresezime; njera qe te kete marrredhenie bilaterale me secilin vend, Bullgarine, Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, qe nenkupton marredhenie maksimale   me keto vende, pastaj shtresa e dyte  hyrja ne marredhenie trepaleshe qe do te thote te zgjidhen disa ceshtje per shembull nje e tille munde te jete Bosnja, Serbia, dhe Turqia per te permiresuar marredheniet midis ketyre vendeve, dhe e fundit te perfshihet ne marredhenie me te gjera  rajonale ku perfshihen te gjitha keto vende ne menyre qe te vendoset paqja dhe stabiliteti. Ketu mendoj se qellimi kryesor eshte qe te ofrohet  nje situate ku  paqja dhe stabiliteti automatikisht do te conin tek prosperiteti ekonomik dhe nje lloj integrimi ekonomik.  Nuk mendoj se ketu faktori me i rendesishem eshte integrimi politik ne kuptimin qe Turqia do te donte te dominonte rajonin por mendoj se qellimi kryesor ketu eshte qe te krijohet  nje mjedis i sigurt dhe i qendrueshem  ku bashkepunimi ekonomik dhe integrimi ekonomik mund te perdoren  deri ne limitet e tij. Por natyrisht  ka gjithashtu  burime te kufizuara per kete gje.  Gjithashtu Turqia ndoshta ka marredhenie te mira politike me  shumicen e vendeve ne Ballkan, por gjithsesi  vellimi tregtar nuk eshte edhe aq i rendesishem nese shihni kete vellim  tregtar midis Turqise dhe Rusise apo Turqise dhe Gjermanise per shembull.Ju kuptoj;  Profesor ju faleminderit per kete interviste, shpresoj te mbetemi ne kontakt ne lidhje me zhvillimet tjera ne Turqi, ne rajon dhe ne vendet perreth. Faleminderit ishte kenaqesi, gjitha te mirat