Letërsia Ballkanike, Ben Andoni: S’ka paritet. Ne përkthejmë letërsinë sllave, e kundërta s’ndodh- 21 shkurt 2015

Ndryshe nga Shqipëria ku letërsia sllave përkthehet, serbët nuk e bëjnë. "Nuk ka një paritet. E kam ngritur si shqetësim në tryeza e seminare qe janë zhvilluar në rajon por bie në vesh të shurdhët” thotë Ben Andoni,përkthyes i letërsisë ballkanike në shqip, gazetar dhe kryeredaktor i të përjavshmes “Milosao”.Libri i fundit nga letërsia ballkanase e ardhur në shqip është "Këngët e zogjve te eger" e Enes Karic, i cili ka qenë ministër në qeverinë e Haris Silajdžić në Bosnje, përkthyer nga vetë Andoni.I ftuar në Ballkan Magazine, të gazetares Linda Karadaku, për të folur për letërsinë ballkanike Ben Andoni thotë se shpesh e ka ngritur këtë shqetësim dhe në takimet rajonale që janë zhvilluar por ka rënë në vesh të shurdhët. Lexoni me shume