Masakra e Sidneit, Man Haron Monis s'ishte konsideruar i rrezikshëm
Linja telefonike e sigurisë australiane ka marrë 18 telefonata nga një person, i vetëshpallur klerik, vetëm pak ditë para sulmit në kafenenë e Sidneit.Sipas një raporti, pavarësisht këtyre sinjaleve, askush nuk mendoi apo mori masa për ndonjë sulm të mundshëm.Në raport thuhet se thirrjet janë bërë në dhjetor të 2014 dhe ishin të lidhura ose në të njëjtën kohë kur Man Haron Monis postonte frazat e tij ofensive në facebook.Nuk kaloi shumë kohë dhe në kafenenë Lindt Monis mori pengjet dhe pastaj ngjarja përfundoi me viktima. Dy pengje u vranë nga pengmarrësi gjatë ndërhyrjes së policisë.Kryeminsitri i Autralisë Toni Abot shprehu keqardhjen e tij për mosfunkionimin e sistemit, i cili do të kishte parandaluar ngjarjen tragjike.Ai tha se do të marrë parasysh ndryshimet në sistemin ligjor dhe atë emigracionit në përgjigje të këtyre akteve barbare.Kometi i Abot erdhi pas publikimit të 90 faqeve të raportit , i hartuar nga zyrtarë dhe qeveria federale në New South Wales. Monis, me origjinë iraniane, por që kishte emigruar në Australi qe në 1996, ishte subjekt i njohur për policinë para sulmit. Ai ishte akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunë dhe nxitje të urrejtjes./Oranews.tv/