Një mesazh zemre çdo qytetari të Kosovës
Në këtë përvjetor të shtatë të pavarësisë së Kosovës, kam nderin,krenarinë dhe gëzimin ti uroj popullit te Kosovës,institucioneve të saj dhe mbarë shqiptarëve kudo ndodhen , Gëzuar Pavarësinë e Kosovës.Kjo e sotmja është një ditë krenarie e gëzimi legjitim për cdo bashkëkombas në cdo skaj të globit, kudo ku jeton,punon e me dashuri e drithërime ndjek ecjen e kombit të tij në rrugën e lirisë dhe zhvillimit. Kësaj krenarie e gëzimi sot i bashkohem dhe unë.I bashkohem si një njeri i cili u lind e u rrit me dashurinë dhe dhimbjen për gjysmën e kombit tone të munduar e të privuar nga liria, i bashkohem si një i ri i cili ndjeu në palce dëshirën e vëllezërve tanë në Kosovë për liri e pavarësi, i bashkohem si një deshmitar që pershkoi hapat e pavarësimit të Kosovës,hapa jo të lehte,mbushur me dhimbje krenari e plot dinjitet.I bashkohem si shtetari që Zoti e bekoi me mundësinë të jetojë e kontribuojë si protagonist në momentin historik të kurorezimit të atij procesi madhor të pavarësimit, I bashkohem si shtetari që shnderroi në mision të jetës realizimin e një vepre infrastrukturore të pakrahasueshme në dekada e që bashkoi shqiptaret, Udhën e Kombit.I bashkohem ketij gëzimi si mik dhe aleat i të gjithe atyre që kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të Kosovës,në ndërtimin e një Kosove të lirë e demokratike, si pjesë e projektit tonë madhor integrues mes veti dhe familjes se madhe europiane.I bashkohem ketij gezimi me premtimin, sot si lider i opozitës shqiptare dhe së afermi ne krye të një shumice qeverisëse, së me cdo force demokratike në Kosove do shnderrojmë në yll polar të politikës e punës sonë, e si pjesë solide e projektit toneë kombëtar, ndërtimin e një Ballkani në paqe, te sigurtë, të zhvilluar dhe të integruar në bashkësinë euroatlantike.Te dashur vëllezer, sot ne së bashku festojme një arritje të madhe historike për kombin tonë. Une besoj se në këtë ditë, ashtu sic në cdo ditë e brez pas brezi, është e vyer të kujtojmë me mirënjohje të sinqertë miqtë dhe aleatët e medhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë clirimtare. Mirënjohje të thellë ndaj SHBA ,mikut tone të madh , mirënjohje NATOS dhe vëndeve mike Evropiane, mirënjohje qeverive të cdo vendi që duke njohur pavarësinë e Kosovës mundësuan realizimin e aspiratës thelbesore të një populli, ëndrrën e lirisë.Me një mesazh zemre dua ti drejtohem sot cdo qytetari të Kosovës:I dashur vella e motër! Deri më sot ne kemi arritur shumë, por rrugëtimi ynë ende ska mbaruar, ai shpesh na ballafaqon me vështirësi e të perpjeta,shpeshherë na ligështon e na mundon,por me besoni si vellain tuaj që mban të njejten brenge e frymon të njejtën shprese..,rruga qe kemi zgjedhur është e drejta , është me e qarta, është me e sigurta për të ardhmen tonë si individ e si komb. Ta përshkojmë së bashku këtë rrugetim, duke u mbështetur në krahe të njeri-tjetrit, me bindjen se po ecim në rrugën e duhur ,me bindjen se na mbështesin miq të vërtetë, ta përshkojme këtë rrugë me force e dinjitet, me besimin në Zot dhe në virtytet e kombit tone. Është rruga e një Kosove më të mirë e një Shqipërie më të mirë, të bashkuar në aspiratën europiane, është rruga drejt të ardhmes sonë të sigurt.Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! Zoti i bekoftë shqiptarët anembanë globit.