Gazifikimi i Shqipërisë, studimi kushton 3-4 mln euro. Gjiknuri: Gati pr/ligji

Shtrirja e Projektit TAP në Shqipëri ka rritur interesin për gazifikimin e vendit por për të shkuar deri në këtë moment duhet të realizohet studimi i fizibilitetit.Ky proces do të nisë shumë shpejt dhe do të realizohet nga kompania shtetërore e Azerbajxhanit, SOCAR. Murad Heydarov përfaqësues i kësaj kompanie deklaroi se studimi kap vlerën 3-4 milion euro.Murad Heydarov: Ende nuk ka një kosto për gazifikimin e Shqipërisë.Studimi i fizibilitetit  i cili  do të nisë shumë shpejt do  të kushtoj 3-4 milion euro .Planet strategjike për gazifikimin do të varen nga studimi i fizibilitetit i cili do të na japë një panoramë të qartë të mundësive për investime,çfarë do të sjell tregu i gazit,kush do jenë konsumatorët dhe si do jetë e ardhmja. Pra Buxheti që duhet për gazifikimin e Shqipërisë nuk është ende i qartë dhe do jetë studimi që do përcaktoj kostot."Projekti është diskutuar sot paradite në një tavolinë të rrumbullakët ku mernin pjesë një sërë aktorësh. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri vlerësoi  studimin e fizibilitetitDamian Gjiknuri: “Kryesisht janë industritë e lidhura direkt që janë të interesuar për zhvillimin e gazit në Shqipëri. Pres që kontributi të jetë praktik, për të përcaktuar një roadmap shumë të qartë,  në mënyrë që tregu i gazit të jetë sa më i qartë.Pjesë e diskutimeve për të ardhmen e projektit TAP ka qenë edhe Albpetroli i cila ka të drejtën eksluzive për shpërndarjen e gazit në Shqipëri.Gati pr/ligjiMinistri i Energjise dhe Industrisë Damina Gjiknur, tha se ka gati projektligjin për gazin dhe menjëherë sapo në Parlament të kalojë ligji për sektorin e energjisë, do të pasohet nga ligji për gazin.Damina Gjiknuri: “Shqipëria është duke ecur në drejtimin e legjislacionit europian. Këto ditë po diskutojmë në parlament ligjin për sektorin e energjisë elektrike, që është implemntimi i paketës së tretë të energjisë. Të njëjtën gjë do bëjnmë edhe me gazin projëktligji është përgatitur, edhe me mbështetjen e komunitetit të energjisë dhe pasi të kalojë ligji për sektorin e energjisë elektrike do të pasohet nga ligji për gazin, kështu që baza ligjore e nevojshme do të jetë në vend, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse unë nuk besoj shumë se zhvillimi do të vijë nga paketa ligjore, por nga zhvillimi direkt në terren.”