Putin sot në Hungari, protesta kundër tij në Budapest
Dhjetëra mijëra vetë protestuan mbrëmjen e 16 shkurtit në Hungari kundër vizitës së planifikuar të presidentit rus Vladimir Putin për ditën e sotme.Protestuesit e mbledhur në sheshin kryesor të Budapestit shprehën zemëratën e thellë për forcimin e lidhjeve mes qeverisë së kryeministrit Viktor Orban dhe Rusisë, dhe kërkuan që Hungaria të afrohet më shumë me Bashkimin Europian, ku edhe e ka vendin."Ne ishim kundër diktaturës në 1989 dhe u ngritën dhe e ndryshuam sistemin, kaluam tranzicionin dhe tani jemi një vend i lirë dhe duam ti marrim vetë vendimet për të ardhmen tonë, pa ndikimin e një lideri antidemokratik siç është Putin, tha organizuesi i protestës Marton Gulyas.Putin do të vizitojë sot Budapestin për të rinovuar marrëveshjen e trasnportit të gazit me gjigandin e energjisë Gazprom ndërsa një vit më parë u arrit një marrëveshje mes dy vendeve për ndërtimin e një centrali bërthamor për energjinë.Marrëdhëniet e ngrohta të kryeministrit Orban me Rusinë nuk janë mirëpritur nga partnerët perëndimorë në një kohë kur Moska po izolohet cdo ditë e më shumë për shkak të luftës në Ukrainë.Qeveria e Orban rriti më shumë tensionet vjeshtën e shkuar kur kryeminsitri vendosi të mos transportojë gaz në Ukrainë, dhe i ofroi Gapromit Rus mundësinë për të magazinuar sasi të shumta në rezervat e nëntokës hungareze.Këto vendime u perceptuan si armiqësore ndaj interesave të Ukrainës dhe zemëruar partnerët europianë të Budapestit që kanë dalë në krah të qeverisë së Kievit.