Në San Francisko, konferenca ndërkombëtare e biznesit të kanabisit

Qindra të apasionuar pas marijuanës u mblodhën në San Fransisko për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Biznesit të Kanabisit.Konferenca u pa si një mundësi e mirë për juristë, sipërmarrës dhe profesionistë të tjerë për të diskutuar mbi të ardhmen e marijuanës në tregun amerikan pasi ka nisur legalizimi i kultivimit dhe shitjes së saj në disa shtete…"E dimë që kanabisi është bima më e kultivuar në Amerikë, edhe më shumë se misri. Është e vërtetë që është e paligjshme por ndërsa ajo legalizohet prodhimi dhe kultivimi i saj po i nënshtrohet rregullave dhe taksave", thotë Aleks Roxhers, organizatori i kongerencës, i cili njëkohësisht është edhe themelues i dy klinikave për përdorimin e marijuanës mjeksore në Oregon.Rreth 23 shtete dhe Uashington DC lejojnë përdorimin e marijuanës për qëllime medicinale, edhe pse ajo mbetet një drogë e paligjshme sipas ligjeve federale. Megjithatë, legalizimi në shumë shtete ka nisur që prej referndumeve në Oregon e Alaskë, që iu bashkuan Kolorados dhe shtetit të Uashingtonit duke lejuar të rriturit ta përdorin kanabisin pa recetë mjekësore. Të martën e kaluar, edhe shteti i Meinit mori kërkesën për të mbajtur një referendum për legalizimin e marijuanës.Më shumë se pasioni për të tymosur apo përdorur kanabisin për argëtim, këto nisma duket se janë të shtyrë nga qëllime të pastra biznesi."Jam i interesuar të futem në këtë industri. Është një treg i ri që shumë do të legalizohet në të gjithë territorin shumë shpejt dhe do të ketë shumë mundësi, jo vetëm për prodhimin, por edhe për biznese të tjera që e shoqërojnë atë", thotë një pjesmarrës në konferencë.Dhe në fakt nuk e ka shumë gabim. Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2014, nga shitjet e marijuanës në Kolorado janë arkëtuar më shumë se 202 milionë dollarë, ndërsa vetë shteti ka marrë pothuajse 11 milionë në formën e taksave.