Kopenhagë, 30 mijë danezë nderojnë viktimat e 2 sulmeve

Rreth 30 mijë danezë u bashkuan në një tubim në Kopenhagë, për të nderuar viktimat nga dy sulme e së shtunës në kryeqytetin danez.Kryeministrja Helle Thorning-Schmidt, foli para turmës duke theksuar se ndjenja e fortë e komunitetit në Danimarkë, i tejkalon kërcënimet që vijnë nga ata "që duan të dëmtojnë vendin.Gjatë sulmeve në fundjavë, një person i armatosur vrau një pjesëtar të komunitetit hebre jashtë një sinagoge ndërsa gjatë një debati mbi lirinë e shprehjes është vrarë një regjisor që po ndiqte aktivitetin.Dy persona të dyshuar për ndihmë ndaj terroristit janë burgosur dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dhjetë ditësh.Autoritetet daneze vranë terroristin gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ndërsa po akuzojnë dy të arrestuarit se e kanë strehuar dhe e kanë furnizuar me armë./Oranews.tv/