Vdekja e minatorit, Papa: Përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë

Partia Demokratike ka përë përgjegjëse të drejtpërdrejtë qeverinë për vdekjen e minatorit në Pukë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Gjergji Papa tha se vdekja erdhi si pasojë e neglizhencës se qeverisë duke përkeqësuar gjendjen e tyre.Gjergji Papa: “Nëse qeveria do të bënte detyrën që i takon, kryefamiljari i ndjerë nuk do të kishte humbur jetën.Kolegët e tij, bëjnë të ditur se miniera është jashtë cdo kushti minimal të sigurimit teknik.Kjo është një përgjegjësi e pastër dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë.Kolegët minatorë të të ndjerit, thonë se inspektorët e ministrisë nuk kanë kryer detyrën që u takon dhe dyshimet e tyre të bazuara janë për neglizhencë me dashje në këmbim të rryshfetit.Emerimet politike në Repartin e Inspektim Shpetim Minierave, heqja nga puna e specialisteve, ka sjellë renien drastike të profesionalizmit. Dhe kur kjo tragjedi ka ndodhur në mineren e cila mbahet si një ndër më të sigurtat teknikisht, imagjinoni se cfarë mund të ndodhe në minierat e tjera.Të gjithëve na kujtohet përpara zgjedhjeve, se si ishin bërë minierat, pelegrinazhi politik i Edi Ramës.Ai përbetohej dita ditës se do ta ndryshonte statusin e minatorit, dhe do të krijonte siguri për jetën e tyre.Asgjë nuk ka bërë. Gjëndja është përkeqësuar, dhe numri i viktimave është më i madhi në 24 vitet e fundit.I bëjmë thirrje prokurorisë të hetoje me shpejtësi e seriozitet këtë rast. I gjithë dokumentacioni i Repartit te Inspektim SHpetim Minierave, për rastin e Munellës, duhet bërë transparent.Përgjegjësit e kësaj tragjedie duhet të përgjigjen para ligjit.”