Aleanca e grave deputete, Doda: Nuk jemi kukulla në Parlament

Doda:“Gratë në parlament dhe gratë në politikë nuk janë kukulla, janë qënie njerëzore me dinjitetin e tyre, kanë iniciativën e tyre”.Me këtë qëndrim Aleanca e Grave deputete, ka hartuar  disa propozime per ndryshimin e kodit elektoral për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, që kane gjetur dhe mbeshtetjen e krereve te te gjitha kaheve politike. Doda:“Një falenderim shkon për krerët e partive politike kryesore në vend, si për kreun e Parlamentit, kreun e opozitës, kreun e mazhorancës, të cilët kanë qenë absolutisht dakord për të mbështetur këtë iniciativë të Aleancës së Grave, me qëllim rritjen e pjesmarrjes së gruas në Këshillat Bashkiakë, në listat shumëemërore dhe në rrit5jen e numrit të tyre në përballjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale”.Propozimet e bëra, synojnë të nxisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, si dhe të vendosin një rekord në 33% të grave në Këshillat Bashkiak, ndërkohë që vetë Aleanca e Grave Deputete e ka quajtur risi për këto zgjedhje vendore limitin prej 20% nga 1 % që ka qenë në kandidaturat kryetare gra.