Pronësia e kishës në Elbasan, familja Karaosmani: Nuk e prishim objektin e kultit
Pas zhurmës mediatike rreth pronësisë mbi Kishën Katolike në Elbasan që mund të rrezikojë shembjen e saj, trashëgimtarët, pasardhës të Qemal Karaosmanit, kanë dalë publikisht për të sqaruar çështjen që ka përfshirë edhe familjen e presidentit të Republikës.Nebi Sefa, përfaqësues i familjes: "Duan të manipulojnë opinionin sikur kishës I është bërë padrejtësi. Fati deshi që Odeta Nishani stërmesë e Qemal Karaosmanit është Zonjë e parë. Kërkojmë që problemi të mos politizohet dhe të mos manipulohet opinioni e Kisha të marrë kontakt me ne."Nebi Sefa shpjegon se nuk synojnë prishjen e objektit të kultit, por shton se nga ana e Kishës Katolike, nuk është negociuar asnjëherë rreth çështjes së pronësisë.Nebi Sefa: “Kemi kërkuar pavlefshmëri të kësaj kontrate por jo prishjen e kishës. Për rreth 20 vjet i kemi kërkuar Kishës të bisedonte me ne e të bënte kontratën me ne e jo me këshillin e rrethit të Elbasanit pasi ai nuk është pronar i pronës por asnjëherë kisha s’e ka bërë”Në një reagim të menjëhershëm të saj, Kisha katolike e Elbasanit, ka sqaruar se posedon çertifikatën e pronësisë së dhënë nga shteti shqiptar./Oranews.tv/