Mbetjet, do mbyllen 265 vendgrumbullime, s'kanë standarde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2015, 18:57
Ministria e Mjedisit ka vënë si afat 2020 për mbylljen e 65 vendgrumbullimeve të plerave në zonat urbane dhe 200 në zonat rurale pasi ato janë jashtë cdo standardi.Sipas Zv/ministres së mjedisit nevojitet një fond shtesë pasi ai egzistues është i pamjaftueshëm.Zv/ministrja e Mjedisit Oljana Ifti ka theksuar se legjislacioni për menaxhimin e integruar të mbetjeve vazhdon të mbetet problem pasi pushteti vendor nuk e zbaton ashtu sic duhet. E pikërisht për këtë arsye Ministria e Mjedisit ka lajmëruar gjoba të tjera.