Korçë, ekspozitë në nder të 110 vjetorit të vrasjes së Papa Kristo Negovanit
Korçë-Shënohet 110 vjetori i vrasjes së klerikut e mesuesit te gjuhes shqipe papa Kristo Negovani, i cili çeli shkollën shqipe në fshatin Negovan me 100 nxenes dhe solli ne shqip, i pari nga frengjishtja, fabulat e La Fontenit, që ishin nga te parat sprova ne gjuhen shqipe.Në kujtim të jetës dhe veprës së klerikut atdhetar në Muzeun e Arsimit në Korçë, u çel një ekspozitë me libra e fotografi, ku risi përbënte shfaqja e plotë e portretit të Kristo Negovanit dhe vëllait te tij martir Theodhos Negovani.Në përkujtim të papa Kristo Negovanit për herë të parë në katedralen e Korçës u mbajt një meshë e shenjtë, ku të pranishëm ishin pasardhës të familjes Negovani, dhe pasardhës të rilindasve. Ndërsa nuk munguan përfaqësues të medias e anëtarëve të shoqatave patriotike.