Fier, vërshimi i lumit solli edhe gjarpërinj në banesat e përmbytura
Fier-Në Fier pasojat e përmbytjes vazhdojnë të jenë prezente në zonat e prekura. Në komunën Levan vërshimi i lumit vec dëmeve në banesë, la pas edhe gjarpërinj, të cilët banorët i gjetën të fshehur nëpër rroba.Merita Memiko tregon momentet e tmerrit kur në banesë dhe rroba pa gjarpërinj.Merita Memiko: "Shikojmë edhe gjarpërinj nëpër këmbë aty që i solli lumi, u tmerruam. Gjarpërinj, breshka, insekte. Gjarpërinjtë i gjetëm aty në mes të rrobave ishin mbledhur kulaç. Vajtëm të heqim rrobat, ata dolën menjëherë."Por familja e Merita Memikos denoncon edhe abuzimet e bërë me shpërndarjen e ndihmave.Merita Memiko: “Rrumujë e madhe, unë jam vetë prezente që vajta, me luftë e mora një qese se është dhe turp të thuash, çdo gjë ështe me shoqëri. Ai që nuk ka shoqëri vdes, mbaron”Në banesën e 45 vjecares, nënë e divorcuar e dy fëmijëve janë prishur të gjitha orenditë shtëpiake dhe normaliteti nuk është kthyer ende.Brenda banesës myku dhe lagështira janë prezente. Për Merita Memikon të ardhurat e vetme janë pensioni i të moshuarës.Por cfarë do rezervojë e ardhmja për kryefamiljaren, dy fëmijët e saj dhe dhejtëra familje në të njëjtën situatë, që aktualisht jetojnë te të afërmit?[caption id="attachment_463889" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Gjarpëri i gjetur në një nga shpitë e mbytura[/caption][caption id="attachment_463898" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia ku u gjet gjarpëri[/caption]