Matësat Inteligjent, Rama paralajmëron nisjen e projektit pilot nga Dewtsche Telekom

Qeveria shqiptare ka lajmëruar zyrtarisht nisjen e projektit pilot per të matur në mënyrqë intiligjente energjike elektrike. Sipas kryeminsitrit Edi Rama, ky projekt synon modernizmin e sitemit energjitik por dhe ul mundësinë e abuzimit me abonentët.Edi Rama: “Për ne fal matësve inteligjentë mund të bëhet realitet ai modernizim i domosdoshëm për t’ju dhënë qytetarëvë shërbimin që ata me të drejtë kërjojnë dhe e meritojnë kur e paguajnë energjinë elektrike, për ta faturuar atë në mënyrë korrekte duke mos e mbifaturuara asnjë qindarkë, por vetëm atë që është konsumuar”Projekti do të zbatohen nga Dewtsche Telekom, dhe sipas anëtares së bordit të kësja kompanie, Claudia Nemat, shqipëria mund të pozicionohet si faktor kyc në europën juglindore në fushën e inovacionit.Claudia Nemat: “Jam e kënaqur që nëpërmjet projektit pilot të matësve inteligjentë, i cili do të vazhdojë në muajt në vazhdim teknologjia dhe ekspertiza e përparuar gjermane çelin rrugën drejt të ardhmes dixhitale Shqipërisë. Në kohën kur matësit inteligjentë po diskutohen ose përdoren në disa shtete Europiane, projekti në fjalë mund ta pozicionojë Shqipërinë si faktor kyç në Evropën juglindore në fushën e inovacionit, teknologjisë së informimit dhe komunikimit”Kompania Gjërmane syonon në projektin pilot, të instalojë rreth 10 mijë matsa intiligjent në zonat më problematike të Tiranës, kosto që do të përballohet nga vetë kompania.