Bizneset sociale, Bashkia e Tiranës trajnon 160 të rinj

160 të rinj e të reja, me mbeshtetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Komsionin Europian, janë trajnuar në qendrat sociale të bashkisë me qëllim aftësimin e tyre për të gjetur një vend pune por dhe për të hapur bizneset e tyre sociale.Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se 10 plan - bizneset më të mira do të mbështeten nga mekanizmat e Bashkisë së Tiranës për të hapur biznese sociale.Bozdo, tha se Bashkia e Tiranës, bazohet mbi dy mekanizma të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve dhe të rejave në Tiranë .Njëri është mekanizmi i një skeme garantimi, garancie të kredisë bankare për bizneset për të rinjtë, dhe mekanizmi i dytë krijimi i një kompanie ku Bashkia e Tiranës bashkë me partnerë të tjerë strategjikë ndërkombëtarë është ortake.