Tiranë, çanta te 21 dhjetori alarmon policinë për 1 orë
Tiranë-Një pako e dyshimte në zonën e 21 dhjetorit alarmoi për një orë policinë, por edhe banorët e zonës. Lajmi i cili u raportua rreth orës 16:30 rezultoi të ishte fals.Pakoja e dyshimtë, e cila ishte një çantë u gjet në mes të rrugës në zonën e 21 dhjetorit, përballë Poliklinikës numër 9 te "Rruga e Kavajës" dhe fillimisht u mendua se pakoja mund të përmbante lëndë shpërthyese.Kjo pako ka ngjallur edhe panik te qytetarët, duke qenë se 21 dhjetori ëshë një nga zonat më të populluara të Tiranës.Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të xhenios, të cilët rrethuan zonën, bllokuan qarkullimin dhe pas verifikimeve të forcave të xhenios rezultoi që pakoja nuk përmbante eksploziv, por ishte bosh.Nuk dihet se kush e ka lënë atë çante e cila për një orë vuri në lëvizje strukturat e policisë.[caption id="attachment_463861" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Pakoja e dyshimtë tek 21 Dhjetori[/caption][caption id="attachment_463863" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Momenti kur forcat xheniere shkojnë të vëzhgojnë pakon e dyshimtë[/caption][caption id="attachment_463869" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Momenti kur forcat xheniere hapin pakon e dyshimtë[/caption][caption id="attachment_463870" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Forcat xheniere japin lajmin se pakoja ishte bosh[/caption]