Sa e lehtë është të mësosh sesi krijohet një bombë artizanale…

Të prodhosh një bombë artizanale sidomos kur je në Shqipëri është mjaft e thjeshtë. Atë që vendet e BE e kanë të ndaluar, në Shqipëri kushdo e ka më të lehtë. Mjafton të hysh në një faqe interneti dhe të ndjekësh hap pas hapi leksionet e tij, ku nuk mungon asnjë detaj.  Moda e bombave në Shqipëri nuk ka të ndalur. Duket sikur qytetarët shqiptarë janë mjeshtër të prodhimit të bombave artizanale. Në fakt të mësosh nuk është një shkencë e madhe, pasi hapësira e internetit në Shqipëri ndryshe nga gjithë vendet e BE të jep leksione pa fund.Kjo pasi nuk ka asgjë që pengon mësime të tilla deri edhe më video në detin kibernetik shqiptar. Kështu të lundrosh në internet në Shqipëri nuk ka asnjë pengesë pasi nuk ka filtra që pengojnë shikimin e videove ku tregohen me detaje si fabrikohet një bombë, ndryshe nga vende te tjera, ku jo cdo video është e aksesueshme.Sigurisht që ka nga ata ekspertë që nuk kanë nevojë për këto leksione por ka edhe nga ata kuriozë, e deri tek ata që kanë arsye për t'i mësuar.Mjafton të lundrojmë jo më shumë se gjysmë ore në internet me fjalët: "Si të krijojmë një bombë C4" dhe opsionet janë me qindra.Në vetëm gjysmë ore secili prej nesh mund të mësojë lehtësisht si të krijojë një lëndë plasëse dhe ta vërë atë në përdorim.E tillë është kjo video, e cila me zë dhe figurë të mëson përbërësit për të krijuar një bombë, mënyrën e përgatitjes dhe qëllimin final, momentin e shpërthimit, dëmet e të cilës varen nga sasia e përdorur e lëndës plasëse. Mjafton një telefon i vjetër celular, ngjitëse, llak flokësh, stuko, alkool, gozhdë apo enë celiku, vaj gatimi dhe një tub plastikë, sigurisht natriban në fund.SQARIM/ Ky lajm nuk ka qellim te informoje publikun per te mesuar si krijohet nje bombe artizanale, por te ndergjegjesoje dhe ta vere ne levizje autoritetet përkatëse se përse lejohen këto video në Youtube???