110 vjet pa Papa Kristo Negovanin, aktivitete përkujtimore për jetën dhe veprën
Vrasja e Papa Kristo Negovanit 110 vjet më parë, tronditi zemrat e shqiptarëve. Në përkujtim të jetës dhe veprës së patriotit shqiptar për herë të parë do të mbahen aktivitete përkujtimore, me nismën e vetë nipit të Papa Kristos.Edhe pse tashmë, në të 90-tat, prof. Dr. Kiço Negovani shprehet se ka jetuar duke ndjekur gjurmët e gjyshit të tij.Kiço Negovani: "Ky aktivitet na emocionin, por edhe na gëzon se ajo figurë u martirizua për një çështje të madhe, për atdheun, për gjuhën, për shkollën shqipe. Në këtë kuadër, them që kam bërë përpjekje që të ec në gjurmët e tij.Gjatë ditës së enjtë aktivitetet në përkujtim të Papa Kristo Negovanit do të kulmojnë me një përshpirtje në Katedralen e Korçës, shërbesë kjo që zhvillohet për herë të parë pas 70 vjetësh në kujtimin e priftit atdhetar, I cili u ekzekutua pasi hapi disa shkolla shqipe në Negovan dhe Ballkamen.