Projekti TAP mbledh ministrat e Energjisë në Azerbajxhan, mes tyre dhe Gjiknuri

Realizimi i projektit TAP ka mbledhur në Azerbajxhan ministrat e Energjisë së Azerbaxhanit, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, Bullgarisë dhe zv.presidentin e Komisionit Evropian.Në fjalën e mbajtur në këtë takim Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria e Shqipërisë e ka mbështetur fuqimisht realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të gazit.Në këtë linjë, Ministri insistoi se është me rëndësi të madhe që kompanitë vendase të mund të bëhen pjesë direkte e fazës së ndërtimit të rrugëve të aksesit në Shqipëri por edhe në çdo fazë tjetër të projektit si nënkontraktorë.Një hap ky, që sipas tij do të mund të ndikonte edhe më shumë në rritjen e përfitimeve për ekonominë tonë.Ndër të tjera ministri Gjiknuri ka bërë me dije seqeveria ka miratuar edhe kalimin e tokave shtetërore nga ku kalon tubacioni duke mundësuar tanimë nisjen e fazës së punimeve në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit.