Ish-të përndjekurit kërkojnë lekët; MMSR: Po shpërndahen sipas ligjit
Një grup ish-të përndjekurish politik kanë protesuar përpara parlamentit. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi nga Qeveria shqiptare edhe pse siç thonë ata kanë të gjitha dosjet që e vërtetojnë.Ata qëndruan gati një orë para parlamentit duke i bërë thirrje deputeteve. Ndërsa qëllimi i tyre ishte të takonin Ministrin, Erion Veliaj.Agim Kollçaku: “I jep lekun hajdutit se duan të vjedhin hajdutin për vete. I bëjmë thirrje të merret me masat tona!”Ish-i përndjekuri:“ Vjet që i kam fut dokumentat atje, nuk kam marrë asnjë lek”E kontaktuar Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se në zbatim të ligjit po shpërndahen të gjitha këstet e dëmshpërblimeve.Ndërsa për drejtuesin e protestës, Agim Kollçaku, Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë tha se përsoni në fjalë e ka dorëzuar dosjen jashtë afateve, prandaj dhe nuk përfiton dëshmpërblim.Në raste të tilla, thotë Ministria, duhet të bëhen ndryshime ligjore.