Gjermani, pilotët e Lufthansas grevë për rritjen e rrogës, 430 fluturime të anulluara

Linja ekonomike e Lufthansas, Germanwings, u detyrua të anullonte 160 nga 430 fluturimet e programuara për të enjten, pasi pilotët nisën një grevë dyditore. Sindikata e pilotëve të kompanisë më të madhe gjermane të fluturimeve kërkon prej disa muajsh tashmë përmirësim të kushteve të pensionit dhe rritje të rrogës.Vetëm vitin e kaluar, ata kryen dhjetë greva të ngjashme duke shkaktuar pengesa për qindra mijëra pasagjerë dhe një dëm financiar prej rreth 200 milionë eurosh për Lufthansa-n, e cila po përpiqet vazhdimisht të ulë kostot për të përballuar konkurrencën me linjat e tjera low cost si Ryanair dhe easyJet.Greva e nisur sot, e cila prek të gjitha fluturimet e Germanwings që nisen nga Gjermania, do të zgjasë deri në orën 23:00 të së premtes. Vetë kompania deklaroi të mërkurën se do të përdorte pilotë vullnetarë nga kompanitë e tjera gjermane për të kryer të paktën 60% të 900 fluturimeve të programuara për këto dy ditë.