Seanca një orë me vonesë, Eduard Selami kritika kreut të Kuvendit
Seanca e kësaj të enjtjeje nisi me një vërejtje.Eduard Selami:“Seanca ishte lajmëruar për të filluar në orën 10:00 dhe ka filluar në 10:46. Nuk kam marrë pjesë në asnjë seancë që të ketë filluar në kohë.Minimumi është 30 minuta. Do të kërkoja dhe mbështetjen tuaj, nëse doni që të na marrin seriozisht atje ku do të shkojmë mbase kjo është gjëja e vogël më e rëndësishme që duhet të fiksojmë”.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pasi e dëgjoi me vemendje kritikën e kolegut Selami mori zotim që vonesat të mos përsëriten.Ilir Meta: “ Jam shumë dakord me vërejtjen tuaj. Të njoftojmë edhe njëherë të gjithë deputetët se do të fillojmë seancën fiks në orën 10:00 çdo të enjte. Vonesa ka ardhur gjithmonë për shkak të një pjesmarrje të papërfillshme në orën e saktë. Megjithatë vërejtja juaj qëndron dhe mendoj se duhet të reflektojmë që nga seanca e radhës”.Çdo të enjte Kuvendi i Shqipërisë thirret për seancën në orën 10:00. Por në asnjë rast të vetëm nuk ndodh që deputetët të zënë vendet në sallë në orar. Edhe këtë të enjte seanca nisi rreth orës 11:00.