Vlorë, arrestohet mjeku neurolog, u kap me gati 200 mijë lekë në dorë
Një mjek i spitalit të Vlorës është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion.Sipas policisë së këtij qyteti i arrestuari është mjeku neurolog Thoma Koçi banues në Vlorë i cili ishte edhe kryetar i Komisionit te Mjekeve te Përcaktimit të Paaftësive në Punë.Gjatë kontrollit personal në momentin e arrestimit i janë gjetur 1 milionë e 850 mijë lekë të vjetra përveç atyre që kishte poseduar nga personi që e kallëzoi.Denoncimi ka ardhur nga një qytetar pasi ky mjek i ka kërkuar një shumë prej 50 mijë lekësh të reja. Menjëherë pas denoncimit në polici, është në lëvizje Krimi Ekonomik, ku sot është bërë arrestimi i tij.Operacioni u kodua "bluzat e pastra" dhe mjeku është arrestuar në flagrancë për "Korrupsion Pasiv" të mjekut neurolog të komisionit të KEMP-it në Vlorë.Sasia e parave që i është sekuestruar janë 2.232.000 lekë dhe 350 euro.[caption id="attachment_463785" align="aligncenter" width="720"]
Në foto: Lekët e sekuestruara të doktorit[/caption]/Oranews.tv/