Fenomenologjia e Tsipras
Mbase pak vetë e kanë vënë re, por lideri i SYRIZA-s dhe kryeministri grek Alexis Tsipras, arsyeton në stilin amerikan duke e bazuar aksionin e vet politik në modelin e kritikës së globalizmit ekonomik të Noam Chomsky-t, dhe politikat dhe doktrinat e tij të tipit kejnesian. Megjithëse vjen nga një e majtë historike komuniste, kryeministri që po shqetëson Europën sot, përfaqëson radikalizmin politik të së majtës të ngjashëm me filozofinë e disidentit Italian Toni Negri, autori i famshëm i librit “Empire” (Perandoria), libër i dendur me sugjerimet që variojnë ndërmjet anarkizmit, liberalizmit anarkist dhe kapitalizmit të shtetit.Në një intervistë për ‘the Guardian’, Tsipras shprehu admirimin e tij për Kejnesin dhe politikat monetare e fiskale të Obamës. Dhe siç ka thënë Tibor Skitovski, një ekonomist i famshëm kejnesian, “revolucioni i Kejnesit konsistonte në faktin që po përpiqej të shpëtonte kapitalizmin”. Por, ndoshta, elementi më kontrovers në programin e SYRIZA-s ndodhet në premtimet për të mbetur në zonën euro. Ndërsa përsa i përket jetës personale dhe influencës politike, sigurisht që Tsipras nuk mund të krahasohet me Mikhail Gorbachev, apo me Bill Clinton, Slobodan Milosevic, Nicolas Sarkozy sipas Reuters, por kryeministri i ri grek, përveç se një pamje të mirë, është perfeksionist dhe suksesi i tij është fillimisht rezultati i një strategjie të qartë pune.Disa e kanë përshkruar si “Che Guevara grek”, disa të tjerë si “Robin Hudi i politikës, por në realitet Alexis Tsipras është një person që vjen nga një familje borgjeze, që i përkiste klasës së mesme dhe ka lindur në vitin 1974, gjatë prishjes së juntës ushtarake në Greqi. Ai dhe bashkëshortja e tij Betty deri në vitin 1987, kanë bërë politikë që nëpër shkollat e tyre, dhe kanë marrë pjesë në revoltat studentore, dhe më pas në lice filluan në të njëjtën ndërtesë, Universiteti Patrasso. Miqtë e tyre e përshkruajnë Betty-n si një person shumë dinamik dhe luftëtar. Një herë denoncoi pedagogen e saj, sepse kishte kërkuar të përdorte punën e saj për tezat e doktoraturës.Sipas Daily Mail, deri para zgjedhjeve, ministri Tsipras jetonte në katin e shtatë të një ndërtese publike të klasës punëtore në Athinë. Tsipras përshkruhet si një lider politik që nuk ndryshon me marrjen e pushtetit, por është një njeri i popullit, një tifoz i apasionuar dhe një baba që çdo mbrëmje vendos fëmijët në gjumë. “Momenti më i rëndësishëm në maturimin e Tsipras ishin zgjedhjet lokale të vitit 2006,” thotë presidenti i asokohe i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos. “Deri në atë moment qëndronte i fshehur, por Alexis Tsipras, si kandidat i bashkisë së Athinës fitoi me 10,6 %, tre herë më shumë në krahasim me zgjedhjet parlamentare dy vjet më parë”.Në vitin 2008, në kongresin e koalicionit të majtë, që sapo kishte marrë emrin SYRIZA, ish-presidenti Alavanos la politikën për arsye shëndetësore, dhe në vend të tij erdhi Tsipras, gjë që i ndryshoi shumë gjërat. Alavanos për shembull nuk ishte dakord me faktin që Greqia të qëndronte në Eurozonë dhe kishte qenë një mbështetës i zjarrtë i kthimit në dhrami. Sot, ai dhe Tsipras ngurrojnë të flasin për konfliktin. Nën udhëheqjen e Tsipras, SYRIZA ka dalë nga niveli i partisë së qytetarëve dhe ka ‘thithur’ edhe nacionalistë, ekosocialistë, intelektualë edhe se kryeministri mund të dallohet jo vetëm për aftësitë e tij taktike në politkë por edhe për stilin e jetës. Ka jetuar për një kohë të gjatë me partneren e tij dhe dy fëmijët në periferi të Athinës, e ka qenë gjithnjë i lumtur për frekuentimin e njerëzve të thjeshtë.Kur partia komuniste greke la koalicionin e së majtës, Tsipras vendosi të japë dorëheqjen nga partia. Analistët mendojnë se ai nuk mund ta bënte një gjë të tillë pa një planifikim të kujdesshëm, një faktor kyç që e dallon atë nga politikanët e tjerë dhe që qëndron koherent me faktin që zgjidhja është në duart e Athinës nëse do të mundet t’u rezistojë kërkesave rigoroze të Bashkimit Europian.Tsipras është konsideruar një mjeshtër i “realpolitik”. Disa e shohin si një person të thjeshtë dhe karizmatik. Megjithatë në Perëndim mendojnë që fitorja e partisë së majtë SYRIZA në Greqi mund të ‘shtrëngojë’ Europën, dhe i pari që reagoi ishte kryeministri britanik, David Cameron, që paralajmëroi se rezultatet e zgjedhjeve në Greqi mund të sillnin pasiguri ekonomike në Europë.‘Wall Street Journal’ ka shkruar se fitorja e partisë së të majtëve në Greqi do të sjellë me siguri një konflikt të ri në BE : “Alexis Tsipras ka përfituar nga pakënaqësia e gjerë e qytetarëve dhe fitorja e tij mund të konsiderohet një rebelim popullor ndaj situatës aktuale ekonomike, me të cilën grekët jetuan 5 vjet. Fitorja e SYRIZA-s shënon fillimin e një shqetësimi për rendin politik aktual dhe inkurajon pjesë të tjera radikale, si “Fronti Nacional” në Francë dhe formacioni i fundit spanjoll “Podemos” (Mundemi)Lëvizjet e para të Tsipras janë vlerësuar me kujdes. Pas zgjedhjeve kryeministri grek ka bërë këto :
- 1.Tsipras është ateist, edhe është kundra betimit përpara Presidentit dhe anëtarit të Kishës Ortodokse.