PD do hetojë Kodhelin, Strazimiri: Kam informacione sensitive

Partia Demokratike paralajmëron Komision Hetimor për Ministren e Mbrojtjes. Deputeti Genti Strazimiri deklaroi sot në Kuvend se ka informacione sensitive për punën e Mimi Kodhelit.Tirane- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ministres së Mbrojtjes për çeshtje që ai la të kuptohej se përbëjnë sekret shtetëror. Dhe për këtë ai i kërkoi grupit të vet parlamentar të formulojë kërkesën për Komision Hetimor.Mes Strazimirit dhe Kodhelit pati replika të forta gjatë interperlancës së thirrur nga i zgjedhuri demokrat me Ministren lidhur me rastin e majorit me 1 ton drogë në helikopter.Strazimiri thirri në raportim Ministren pas ngjarjes në Spanjë pak ditë më parë kur një ushtarak shqiptar humbi jetën, ndërsa trafikonte me helikopter një sasi të madhe droge nga Maroku drejt vendit iberik.Pjesë nga debati Kodheli- Strazimiri në seancëMimi Kodheli:“ Këtu shikohet qartë që superiori i tij vlerëson të mos gradohet dhe me gjithë këtë vlerësim të qartë ai e ka marrë gradën e majorit.Zotërinj të qeverisë së djeshme a e dini sa ushtarakë janë graduar totalisht jashtë kritereve si rasti i ushtarakit në fjalë? Nëse nuk e dini më thërrisni në një interperpelancë tjetër dhe do t’ju jap sqarimet e radhës.Genti Strazimiri:“ Rasti është shumë specifik sepse ka të bëjë direkt me sigurinë kombëtare. Dhe siguria jonë kombëtare për fatin e mirë apo të keq të Aleancës cvënon direkt sigurinë e Aleancës. Informacion e sensitive që unë në këtë interpelancë nuk mundem dot për shkak të përgjegjshmërisë së një shtetari ti them dhe ti bëj publike. Për këtë arsye kam vendosur ti propozoj grupit parlamentar të PD-së që të ngrihet një Komision Hetimor që ta shohë deri në detaje veprimtarinë e zonjës, e cila e vetmja gjë që ka bërë në këto muaj është se ka lënë ca barcaleta dhe ca dëme të pallogaritshme për ushtrinë.Imagjinoni një Minsitre që Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralëve apo Kolenelëve, të cilëve dy javët e fundit u paska mësuar anglishten, t’ju thotë hë vëlla si kalove, ç’ke ti se ta zgjidh motra. Kjo nuk është mënyrë komunikimi institucionale”.Mimi Kodheli: “ Unë refuzoj të ulem në nivelin e parafolësit. Populli shqiptar ka një proverbë, thotë: “Ju paçi faqen e zezë për këto që thoni!”Ju faleminderit shumë”.Genti Strazimiri:“ Të tradhëton fytyra e zbehur për të gjitha këto që the. Në fakt, në fakt hallin e ke të madh, çfarë ka ndodhur? Të ka plasur bomba dhe ju zakonisht kur ju plas bomba `me gjithë këta punonjësit e Shtëpisë me Gjethe keni vetëm një model, Ambasada sovjetike. Ambasadën e ke gjetur por ju duhet se s’bën sovjetike, kërkoje Mimi se do ta gjesh. N dërkohë që kemi ca vite që Traktati i Varshavës ka ngordhur dhe jemi anëtarë të N ATO. E gjete Shqipërinë në NATO, mos e nxirr që andej, mbaje të paktën”.