Projekti për tatimet, nxitje për investimet e huaja në Shqipëri
Tiranë-Pranë rezidencës Italiane është prezantuar projekti i ndihmës ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë. Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, u shpreh se duhet të nxisim investimet e huaja, e kryesisht ato italiane në Shqipëri.“Tatimet duhet te trajtohen ne nje menyre globale dhe duke u njohur ne menyre te ndersjellte ne nivel nderkombetar. Sigurisht që kjo do te bëjë të mundur të këmi edhe një trajtim të barabartë mes subjekteve të ndryshme që ndërveprojnë dhe bashkepunojne.Gjithashtu duhet te bëjë të mundur edhe transferimin e njohurive dhe te praktikave më të njohura, e të bëjë të mundur edhe nxitjen e investimeve në Shqipëri, kryesisht italiane duke vene në zbatim politika sa me të favorshme”.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh se Drejtorisë së Tatimeve, i nevojitet mbështetje dhe trajnim i stafit.Shkëlqim Cani: “ Për herë të parë është për një ndihmë të drejtëpërdrejtë që do ti jepet Drejtorisë së Tatimeve. Është e tepërt të them që është e natyrshme që organi tatimor ka nevojë për dije më të thelluara, për trajnim, për shtim të njohurive praktike për të zbatuar këtë ligj dhe doemos dhe udhëzimin përkatës”.Projekti ka për qëllim transferimin e njohurive dhe të kompetencave, në fushën e auditit dhe e administratave tatimore të vendeve të treta dhe parashikon tranferimin e një funksionari të Agjensisë së Taksave italiane pranë Administratës Tatimore shqiptare për një periudhë deri në një vit.