Kapet arsenal armësh pa leje në Korçë, 3 persona në pranga

Kapet arsenal armësh në Korçë gjatë finalizimit të operacionit të koduar "Fillimi i mbarë".Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur kapja e një arsenali armësh në banesa të ndryshme si edhe arrestimi i tre personave.Policia e Korçës i ka vënë prangat Almir Xhihallit, 26 vjeç banues në Belorta, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një pistolete, me një kreher që i mbante pa leje.Landi Xhahollit, banues në Dishnicë që iu sekuestruan dy pushkë model M.63, dy krehera me 13 fisheke, model 56, kal 7.62 mm dhe një armë gjahu teke, kaliber 12 mm, të cilat i mbante pa leje.Në pranga është vënë dhe shtetasi, Jani Isa, banues në Korçë të cilit ju gjet dhe sekuestrua një automatik M.56, një pistoletë e markes Golt, tetë copë krehera me nga 30 copë fisheke M.56, kal.7.62 mm, në total 240 copë fisheke, të cilat i mbante pa leje.