Ndërtimet informale, Lame: Janë 427 mijë, 350 mijë në proces legalizimi

Në Shqipëri janë 427 mijë ndërtime pa leje të ndërtuara këto në 22 vitet e fundit, një shifër kjo e dalë pas mbylljes së proçesit të vetdeklarimeve.Kryetari i ALUIZNIT Artan Lame bëri me dije se pavarësisht lejeve të dhëna deri më tani përsëri në vend mbeten 350 mijë ndërtime informale që janë në process legalizimi.Artan Lame: ” Për periudhën shtator 2014 kur u hap proçesi dhe 31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje të ndërtuara kryesisht nga viti 1993 deri në 2014-n.Rekordin e mban qarku Tiranë, 35 mijë e 680 ndërtime pa leje nga të cilat 10 mijë e 680 vetëm në Bashkinë Tiranë. I fundit mbetet qarku Kukës me vetëm 1.441 ndërtime pa leje.Nëse kësaj shifre prej 155 mijë ndërtimesh të reja pa leje i shtojmë atë prej 272 mijë ndërtimesh të deklaruara deri më sot gjendemi përpara shifrës prej 427 mijë ndërtimesh pa leje të ndërtuara në Shqipëri në periudhën nga viti ’92 e deri më sot.Nëse nga shifra prej 427 mijë ndërtimesh informale zbresim lejet e dhënë nga administrata paraardhëse, zbresim lejet në vitin e fundit e dhënë prej nesh si dhe objektet që mund të jënë deklaruar gabimisht, mbetet sërish një shifër kolosale prej rreth 350 mijë ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi."Afati I vetdeklarimeve të ndërtimeve pa leje ishte 31 janari 2015 një afat ky që u shty me një muaj për ti dhënë sa më shumë mundësi qytetarëve.Afati I vetdeklarimeve të ndërtimeve pa leje ishte 31 janari 2015 një afat ky që u shty me një muaj . 

Të dhëna të përgjithshme për vetëdeklarimet e reja:

QARKU: Vetedeklarime të reja:BERAT 6.500DIBËR 2.244DURRËS 25.000ELBASAN 22.500FIER 20.000GJIROKASTËR 2.658KORÇË 6.372KUKES 1.441LEZHË 8.910SHKODËR 12.900VLORË 10.695TIRANË 35.680TOTAL: 155.025