Rama:PD deklarata të turpshme ndaj sulmeve me bomba ndaj familjes së Tahirit
Kryeministri Edi Rama duke dënuar aktet terroriste të ndodhura në Tiranë, 2 prej tyre në adresë të familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi opozitën se në vend që të dënonte "aktet terroriste", drejtoi gishtin nga TahiriNga foltorja e Kuvendit Rama i quajti të turpshme deklaratat e PD-së lidhur me aktin ndaj familjes së ministrit Tahiri[caption id="attachment_463682" align="alignnone" width="640"]
Rama sot ne Kuvend[/caption]Deklarata e Rames: “ 48 orë më parë Tirana u zgjua me lajmin e vendosjes së 3 bombave, dy prej tyre kishin në shënjestër familjen e ministrit të Brendshëm. Akte të mirëfillta terroriste që së pari përcjellin mesazhin e një kërcënimi të rëndë në adresë të ministrit të Brendshëm, së dyti përcjellin ankth tek njerëzit. Së treti fatkeqësisht përcjellin energjinë më negative për të furnizuar politikën e krimit.Kushdo qofshin urdhëruesit e drejtëpërdrejtë dhe ekzekutuesit e kërcënimit ekstrem ndaj familjes së ministrit, për fatin më të keq, punonjësve të policisë e qytetarëve pa dallim, që janë kërcënuar nga ky karshillëk kriminal.Frymëzimi dhe mbështetje e krimit është bërë edhe politika e ditës edhe ky kuvend ku krimi përdoret rëndom si lëndë e parë fjalimesh alucinante që kriminalizojnë qeverinë e policinë.Askush që nuk është pjesë e politikës kriminalizuese nuk mund ta gëlltisë reagimin faqezezë të PD-së ndaj sulmeve me bomba në adresë të ministrit të Brendshëm dhe familjes së tij.Deklaratat e turpshme na turpërojnë të gjithë ne të zgjedhur nga populli, partitë dhe institucionet ligjzbatuese. Si nuk ndodh në asnjë vend në botë opozita pozicionohet në anën e krimit të cilat nuk dënojnë veprën terroriste por tregojnë me gisht familjen e ministrit si fajtor që meritojnë bombat. Deklaratat e tuaja opozitarë janë kulmimin e një fushate të egër fyerjesh ndaj ministrit e policisë. E keni nisur qysh kur nisi kthimi i policsië në krye të detyrës dhe nisi prerja e lidhjeve të vendosura prej jush mes policisë e botës së krimit.Ato deklarata për fatin shumë të keq të këtij vendi, janë fundi e filli i çdo morali politik e çdo mundësie justifikimi.Jo në Europën e sotme por as në faqet e Kanunit të moçëm nuk ka germë të shkruar që justifikon reagimet e ulëta. Edhe gjaksit kanuni i jep 24 orë qetësi në besë, ndërsa ju nuk pritët dot as 4 orë ti shtoni bombave terroriste aktin e dhunës suaj të pashembullt verbale ndaj njeriut që ishte objektiv i terrorit, ministrit të Brendshëm."/Oranews.tv/