BE dënon shpërthimet në Tiranë, Koçijançiç flet për Ballkan Magazine: Autorët para drejtësisë- 12 Shkurt 2015

Shpërthimet ditët e fundit në Tiranë janë dënuar ashpër edhe nga Bashkimi Europian. Në një intervistë telefonike ekskluzive për emisionin Ballkan Magazine, Maja Koçijançiç zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE, Federika Mogherini tha se beson se autorët e këtyre sulmeve do të sillen përpara drejtësisë.Po ashtu Koçijançiç foli edhe për çështje të tjera, si ajo e reformës në drejtësi, apo edhe eksodin nga Kosovë, ku Koçijançiç nënvizoi se Qeveria e Kosovës duhet të forcojë kontrollet në kufi. Lexoni me shume