Krujë, çahet një pjesë të gjatësisë së rrugës së Kalasë, rrezik shembje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2015, 11:39
Rruga që lidh fshatrat Mezinë, Mecë ,Berber, Çetoa dhe Vesel me qendrën e qytetit të Krujës ka pësuar çarje serioze në një pjesë të gjatësisë së saj.Nëse rruga shembet rrezikon të ketë pasoja të rënda për Kalanë e Krujës që ndodhet pranë dhe për një banesë karakteristike të zonës.Të çarat në rrugë kane filluar që para disa muajsh, pavarësisht mundimit të banorëve që me mjete rrethanore janë përpjekur që uji te mos shkatërrojë segmentin.Jashtë kameras, bashkia e Krujës deklaron se nuk ka fonde për mirëmbajtjen e rrugës