ISIS, apel për dhurim gjaku për luftëtarët e plagosur nga sulmet ajrore të Koalicionit
Militantët e Shtetit Islamik kanë njoftuar për nevoja urgjente për dhurim gjaku nga njerëzit pasi shumë luftëtarë të tyre janë plagosur nga sulmet ajrore të Koalicionit.Shtetet e Bashkuara dhe kombet partnere kanë bërë tre sulme ajrore në Siri dhe 6 në Irak që nga e diela, që u ndoq nga 56 bombardime nga jordanezët për vrasjen e pilotit të tyre.Sulmet kanë vrarë dhjetra xhihadistë dhe kanë lënë shumë prej tyre me lëndime serioze.Luftëtarët e grupit të terrorit, u kanë bërë thirrje banorëve të dhurojnë gjak në ndihmë të të plagosurve.Grupet anti-ISIS kanë bërë të ditur, se nuk është hera e parë që xhihadistët përdorin njerëzit për t’u marrë gjak.Muajin e kaluar, një adoleshente shtatzanë tregoi se si militantët e Shtetit Islamik, detyronin me forca vajzat të jepnin gjak për të mbajtur luftëtarët e tyre gjallë.Adoleshentja e quajtur Hamshe, tha se xhihadistët islamikët kishin përdorur edhe fëmijët.19-vjeçarja, që ka një fëmijë me bashkëshortin e saj, i cili mendohet të jetë vrarë nga militantët e Shtetit Islamik, u mbajt peng për 28 ditë përpara se të arratisej.[caption id="attachment_463655" align="alignnone" width="634"]
Hamshe, adoleshentja 19-vjeçare e marrë peng nga xhihadistët[/caption]