Misër dhe jonxhë nga Saranda për Vlorën dhe Fierin e përmbytur

Fermerët e Sarandës janë solidarizuar me kërkesat për ndihmë për zonat e përmbytura nga moti i keq.Fermerët sarandiotë kanë kontribuar me baze ushqimore si misër, jonxhë për gjënë e gjallë, por edhe në vlera monetare për banorët.Ndihmat janë grumbulluar në magazinat e grumbullimit të misrit në Metoq, nga prej andej nga do të bëhet edhe ngarkesa e makinave drejt zonave të prekura.Të paktën 20 ton me misër dhe 150 dengje me jonxhë janë mbledhur për bagëtinë në zonat e përmbytura, ndërkohë që grumbullimi i ndihmave po vijon.