Presidenti i Ukrainës: Kushtet e Rusisë janë të papranueshme

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka quajtur të papranueshme kushtet e vendosura nga Rusia gjatë bisedimeve të paqes në Bjellorusi.BBC raporton se Poroshenko ka folur me gazetarët e pranishëm, gjatë një pushimi të shkurtër në bisedimet maratonë, ku merrnin pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Fransua Holond.Palët pritet ende të bëjnë një deklaratë zyrtare për takimin që kishte si synim ndërprerjen e luftimeve të ashpra në lindje të Ukrainës dhe tërheqjen e artilierive të rënda nga të gjitha palët e përfshira.Rusia akuzohet nga perëndimi dhe Ukraina se ka ndihmuar me armatime rebelët pro rusë si dhe ka stacionuar trupa brenda territorit ukrainas./Oranews.tv/