Tregtarët ambulantë në Lezhë : Na janë shtuar taksa të reja

Zyra Rajonale e Tatim Taksave në Lezhë ka rritur sërish detyrimet për këtë vit të tregtarëve ambulantë në këtë qytet. Këta të fundit nuk kuptojnë se çfare është ky detyrim i ri që duhet paguar prej tyre, por dinë ekzaktesisht se shlyerja duhet bërë brenda dy ditësh, ose në rast të kundërt do të gjobiten me 10 mijë lekë të reja në muaj.Tregtare : “Na ka ardhur një ultimatum nga tatim taksat. Na duhet të paguajmë një faturë shtesë. Nuk e dimë ku qëndron problemi me këto fatura. Sot ne duhet ta paguajmë sepse përndryshe do paguajmë 100 mijë lekë gjobë”.Tregtar: “Edi Ramës i dha votën populli, e respektoi. Sot për sot emri atij është vetëm burg, burg, burg”.Shumë prej tregtarëve  ambulantë të Lezhës, kanë mbyllur njësite e tyre tregtare në shenjë proteste. Ata e konsiderojnë një absurditet rritjen e vazhdueshme të taksave të barazuar me ato të dyqanëve.Tregtar : “Ishte premtimi që do të paguanim vetëm siguracionet. Jo vetëm ajo, por ekzistojnë dokumenta për konkurrenca të pandershme kudo”.Tregtare : “Tregu është bosh. Të gjithë kanë ikur nga halli. Edhe në mort nuk thirret njeri sot për sot, thirret sot për nesër. Ai (kryeministri) na e ka sjellë lajmërimin 3 orë përpara”.Në Lezhë nëpër rrugët e qytetit përballesh me tregtarë të paliçencuar, që nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit.