Australi, shmanget sulmi terrorist, dy të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2015, 13:02
Skuadra antiterror e policisë australiane ka parandaluar një sulm terrorist në Sidnej dhe ka arrestuar dy vetë që dyshohet të kenë lidhje me militantët e Shtetit Islamik.Vendi është në gjendje të lartë alerti që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur disa qindra operacione policie u kryen pas informacioneve se pjestarë të grupimeve radikale po planifikonin të kryenin një prerje koke në publik.