PD akuza Beqaj: Ka futur në treg barna të skaduara, s’u dihet origjina
Partia Demokratike akuzoi sot Ministrinë e Shëndetësisë për futjen në treg të ilaçeve të skaduara.Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha se futja e ilaçeve të falsifikuara në treg e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur sipas saj nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaceve.Sipas Vokshit, kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Ajo kerkoi nisjen e hetimeve nga Prokuroria.Deklarata e plotëShëndetësia e Edi Ramës është sot para akuzës më të rëndë publike.Kemi një viktimë, që sipas familjarëve të saj, vjen si pasojë e trajtimit të papërgjegjshëm e korruptiv nga administrata e spitalit publik.Qytetari Ilir Pojako, ka denoncuar dje publikisht, se bashkëshortja e tij u nda nga jeta, sipas dyshimeve tashmë të përsëritura se trajtohej me një ilac jashtë standarteve, i falsifikuar.Pak kohë më parë, Ilir Pojaku e shprehu shqetësimin e tij edhe në media, se Altuzani që përdorej në komioterapi, nuk ishte origjinal, e nuk po jepte efekte. Ndarja nga jeta e bashkëshortes së tij, një ditë më parë i përforcon edhe më shumë këto dyshime.Futja e ilaceve të falsifikuara në treg, e ka origjinën në modifikimin ligjor që i bëri Ministri i Shëndetësisë tenderit, i nxitur nga interesat e lobeve të farmaceutikës, për të lejuar importin paralel të ilaceve. Kjo ndërhyrje e qeverisë, ka dëmtuar rëndë sigurinë e medikamenteve, dhe ka krijuar hapësira për biznes për klientelën pranë Edi Ramës, në kurriz të shëndetit të qytetarëve.Eshtë kriminale, lejimi i importimit të barnave pa certifikatë sigurie dhe pa informacion për vendin e origjinës. Sipas një raporti te FDA (Food and Drug Administration), ALTUZAN rezulton të jetë një medikamet i falsifikuar. (ja ku është edhe njoftimi i FDA, të cilin PD e ka bërë publik edhe ne Konferencën për shëndetësinë në dt 31 korrik 2014).Ky rast u denoncua pak kohë më parë publikisht edhe nga një aktivist i njohur i shoqërisë civile. Cili ishte reagimi i qeverisë. Të ndjerës, bashkëshortes së Ilir Pojakut iu hoq kempi pas dyshimeve që shprehu në media, ndërsa Galdini kallëzoi në polici kërcënimet që kishte marrë pasi u shpreh në publik për dyshimet e tij.Një skemë e mirëfilltë kriminale, e dirigjuar nga klani mafioz që ka kapur shëndetësinë.Ministria e Shëndetësise dhe Qëndra Kombëtare e Kontrollit të Barnave duhet të përgjigjet se:-Në cilat kushte është kryer transporti i Altuzanit, Herceptines, Mabteres, Velcades?-Kujt i janë dorëzuar rekordet e temperaturave?-Kush mban pergjegjesi për cilësinë?Edhe sa qytetarë duhet të humbin jetën, që Edi Rama të reagojë. Deri ku shkon etja kriminale për pasurim i klientelës së tij, në kurriz të shëndetit e jetës që qytetarëve.Eshtë rasti që Porkuroria të nisë një hetim të plotë e të thellë. Përgjegjësit e këtij rrjeti kriminal e vrasës, duhet të dalin menjëherë para ligjit.