Ja videoja e shpërthimit në farmacinë e Tahirit. Njeriu që vuri tritolin dyshohet se erdhi nga Linza me biçikletë

Kamerat e sigurisë të një biznesi ngjitur me farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kanë filmuar momentin e vendosjes së 400 gramve tritol në pjesën e jashtme të kondicionerit dhe më pas momentin e shpërthimit.Në videon e cila është bërë publike nga policia dhe zgjat afërsisht 6 minuta duket qartë momentin kur një person rreth të 30-ave i veshur me të zeza, me një xhup me kapuç, të cilën s'e heq nga koka, dhe me biçikletë ndalon tek farmacia. Pasi nxjerr nga xhepi kallëpin e tritolit hipën në mur për ta vendosur tek kondicioneri. Dyshohet se personi mund të ketë ardhur nga Linza.Kamera shënon orën 02: 23 minuta kur djaloshi me biçikletë I afrohet farmacisë dhe brenda një minuti ai arrin të pozicionojë kallëpin e tritolit tek kondicioner dhe më pas largohet me shpejtësi. Këto veprime zgjasin brenda një minuti, në orën 02: 24 djaloshi largohet nga erdhi me kapuç në kokë dhe me biçikletë .Më pas në orën 02: 54 minuta ndodh shpërthimi.Drejtori i policisë së shtetit përmes një deklaratë për shtyp paraditen e sotme bëri të ditur se sasia e tritolit të shpërthyer ishte 400 gram dhe se mekanizmi I shpërthimit ishte: Komandim në distancë nëpërmjet celularit."Nga mostrat e marra nga bloza në faqet e murit në afërsi të vatrës si dhe provat mekalt rezulton se lënda plasëse është tritol e përllogaritur në një sasi rreth 400 gram. Mekanizmi i shpërthimit ka qenë ai me komandim në distancë nëpërmjet celularit." deklaroi DidiI njëjti person ka vendosur tritolin tek farmacia e të atit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe tek stacioni i autobusit në rrugën "Muhamet Gjoshella" . E njëjta sasi tritoli, 400 gram dhe i njëjti mekanizëm shpërthimi: Komandim në distancë nëpërmjet celularit.Por ndërsa tek farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit, tritoli ka shpërthyer në orën 02:50 minuta, tek stacioni i autobusit, qytetarët kanë njoftuar për paketën e dyshimtë duke shmangur shpërthimin që mund të ishte i treti për atë ditë. Vetëm disa metra më lart në drejtim të fakultetit inxhienerik, banojnë famlijarët e kryeministrit Rama, e ëma Aneta dhe vëllai Olsi.Ndërsa shpërthimi tjetër, po me 400 gr tritol, në pallatin e shefit të krimeve të Rënda, Alfred Nomani, kishte objektiv pikërisht banesën e këtij të fundit, por mekanizmi ishte ndryshe: përmes fitilit zjarr përcjellës.Menjëherë më pas policia shpërndau foton e personit që vendosi eksplozivin duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.Fatmirësisht nga " akte të pastra terroriste" siç i quajti kreu i policisë nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.[caption id="attachment_463138" align="alignnone" width="640"]personi 1 Në foto: Personi që  vendosi eksplozivin në farmacinë e babait të Tahirit, lë biçikletën dhe ngjitet në murin e farmacisë[/caption] [caption id="attachment_463140" align="alignnone" width="640"]personi 2 Në foto: Personi që  vendosi eksplozivin në farmacinë e babait të Tahirit, lë biçikletën dhe ngjitet në murin e farmacisë[/caption][caption id="attachment_463300" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti i shpërthimit të farmacisë Tahiri Në foto: Momenti i shpërthimit të farmacisë Tahiri[/caption][caption id="attachment_463299" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Momenti i shpërthimit të farmacisë Tahiri Në foto: Momenti i shpërthimit të farmacisë Tahiri[/caption]farmacia e tahiritbabai tahiritTritoli tek farmacia e Tahirit ishte vendosur tek pjesa e jashtme e  kondicionierit “Në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri ka pasur një shpërthim në njësinë e jashtme të kondicionerit të dyqanit, duke dëmtuar atë dhe pjesën anësore të murit të jashtëm të farmacisë. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se në faqen e jashtme të murit anësor të pjesës perëndimore të godinës dhe pikërisht në vendin ku është montuar njësia e jashtme e kondicionerit të farmacisë ka qenë vendosur një sasi lënde eksplozive nga shpërthimi i së cilës është dëmtuar plotësisht njësia e jashtme e kondicionerit, një pjesë e murit të jashtëm të farmacisë si dhe janë thyer xhamat e lokaleve dhe farmacive përreth. Nga mostrat e marra nga bloza në faqet e murit në afërsi të vatrës si dhe provat mekalt rezulton se lënda plasëse është tritol e përllogaritur në një sasi rreth 400 gram. Mekanizmi i shpërthimit ka qenë ai me komandim në distancë nëpërmjet celularit.

Njoftimi i ministrisë së brendshme