Përmbytjet në Ferras, banorët tregojnë ankthin e përjetuar: 4 orë mbi taracë

Dhjetra banesa në fshatin Ferras të Fierit janë ende të pabanueshme nga familjet. Në to ka prezencë lagështie, gjë që e vështirëson më tepër qëndrimin e tyre dhe gjithçka patën në shtëpi i ka rrëmbyer uji. Në familjen Dorda, apelohet për ndihmë për dyshekë e krevate, ndërsa familjarët kujtojnë orët e ankthit gjatë natës që vërshoi Vjosa.Fier-Kjo tarracë ishte shpëtimi për zonjën Ervhe dhe 3 të miturit e familjes Dorda natën e 31 janarit kur shtëpia e tyre u përmbyt tërisht. Nga ky vend, fal ndërhyrjes të Delta Forcë kjo familje është shpëtuar me gomone.Ervhe Dorda: “ Kemi qëndruar katër orë e gjysëm këtu. Nuk kishim asgjë, këto qan in, u zverdhën, u bënë dyll.Thashë me vete na shpëtofshin fëmijët pa unë.. Për të ngrënë kërkonin, kërkonin ujë. I thoshim prisni se do na sjellë xhaxhi. Ajo thoshte do mbytemi Adela, është det i madh, do na vijë këtu.Na ndihmuan, na erdhën krye katër orë e gjysëm. Ne e dimë se çfarë kemi hequr”.Ditët gjatë përmbytjeve kanë qenë të vështira për këtë familje. Nga ajo çfarë patën në shtëpi nuk ka shpëtuar asgjë.E gjithë familja është vendosur në një dhomë, por prezenca e lagështisë e bën të vështirë jetesën e tyre, sidomos për fëmijët e vegjël. Ndihmat në ushqime në këtë familje janë shpërndarë. Por Artur Dorda bën apel për dyshekë e batanije.Artur Dorda: “Çdo gjë është bërë zero, nuk ka mbetur asgjë.I lutemi shtetit të na ndihmojë sa ka mundësi.Ata fëmijë që kam, të na japin ndonjë dyshek, ndonjë krevat të flenë”.Ndërsa llogaritjet e para të dëmeve bërë nga Komisioni i Vlerësimit janë rreth 3 milion lekë.Jetesa është e vështirë edhe për Shkëlzen Dordën. Ai ende nuk ka hyrë në banesë, ndërsa apeli i tij për ndihmë në Ora News bëri që institucionet shtetërore të ndihmonin këtë familje e cila ishte një ndër më të prekurat në fshatin Ferras.Shkëlzen Dorda: “ Ato që kisha mi mori lumi, shteti na ka sjellë ushqime, batanije, na ka ndihmuar me çadër se flija jashtë. Por dyshekë nuk kemi”.Dëmet në bagëti gjithashtu kanë qënë të kosiderueshme, po aq sa dhe të mbjellat, por kjo familje ashtu si dhe të tjera duhet të presin të paktën 10 ditë për dëmshpërblimet pas daljes nga gjendja e emergjencës.