Elbasan, banorët e Gjinarit protestë: 15 ditë të izoluar, hapni rrugën

Banorët e Gjinarit kanë protestuar sërish ndaj prishjes së rrugës në Shelcan, e cila është bërë e pakalueshme prej rreth dy javësh.Rrëshqitjet e dherave nga reshjet e rrëmbyeshme janë bërë shkak për bllokimin e rrugës, ndërkohë që banorët janë izoluar pasi rruga Shelcan-Gjinar është i vetmi segment që i lidh me Elbasanin.“Rruga Shelcan-Gjinar e vetmja që na lidh me Elbasanin, jemi izoluar. Fëmijët kanë braktisur shkollën prej 15 ditësh”.Ndërkohë edhe fëmijët nuk shkojnë në shkollë prej dy javësh. Banorët shprehen se duan rrugë të sigurta.