Përmbytjet, interesat "ngrijne" për 2 vjet, debatet në Ekopolitikë
Qeveria do t'iu tregojë sot të gjitha bankave tregtare listen e banorëve të zonave të përmbytura që kanë marrë kredi, pasi shlyerja e interesave prej tyre do të ngrijë për një periudhë 2 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, në studion e emisionit ‘Ekopolitikë’ të gazetares Aurora Sulçe, ku është diskutuar për bilancin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.Alban Zusi : “Në këtë moment që flasim u janë dërguar të gjithë bankave, listat e të gjitha familjeve të prekur nga përmbytja dhe nesër do fillojë rakordimi për t’u pezulluar pagesa e kësteve të kredisë për të gjithë këta njerëz. Bëhet fjalë për të paktën dy vjet. Të gjithë bankat kanë rënë dakord, po presin listat. U është dërguar një listë paraprake sot, nesër do të shkojë lista tjetër”.Gjatë emisionit ka pasur debate për mënyrën sesi qeveria po e menaxhon situaten në jug të vendit.Voltana Ademi, PD: “Jemi në shtetin funksional dhe në zbatim të ligjit. Shqetësimi im është që në shtetin ligjor dhe të së drejtës, qasja drejt një katastrofe dhe emergjence të jetë bazuar në ligj, të jetë trasparente dhe konform nevojës realeGjithashtu, numri dy i dikasterit të Bujqësisë, Zusi, ka bërë të ditur se qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e rradhës listën e investimeve që duhen bërë për të parandaluar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në të ardhmen, fondet për të cilat pritet të sigurohen nga donatorët