Zvarritja e proçeseve gjyqësore, USAID shtrin projektin në Tropojë
Zvarritja e proçeseve gjyqësore, gjë që ka çuar në uljen e besueshmërisë së njerëzve tek sistemi i drejtësisë, ka sjellë konkretizimin e një projekti të USAID për gjykatat për dhënien fund të abuzimeve nga njerëzit e drejtësisë. Për gjyqësorin e Tropojës, mirëmenaxhimi i seancave gjyqësore është kthyer në një domosdoshmëri.Artan Hajredinaj, Kryetar i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tropojë : “Përqasjen me praktikat më të mira të menaxhimit të çështjeve gjyqësore në drejtim të shpejtësisë së gjykimit dhe të efiçencës. Zbatimi i këtij projekti në Gjykatën e Tropojës çmohet i domosdoshëm duke marrë shkas nga zvarritja e seancës gjyqësore”.Safet Gjici, prefekt i Qarkut Kukës : “Pavarësia, paanshmëria dhe efiçenca e sistemit gjyqësor duhet respektuar nga cilido, si nga qytetarët ashtu edhe nga pushtetarët”.Për drejtues të Usaidit, bashkëpunimi i gjyqësorit me institucionet vendore është i domosdoshëm, për një proces të shpejtë e të drejtë.John A Caver, përfaqësues i USAID: “Një gjykatës, avokat apo prokuror, duhet të jetë i përgatitur në seancë gjyqësore në mënyrë që proçesi të zhvillohet duke zbatuar afatet. Bashkëpunimi me institucionet vendore është i domosdoshëm për të mundësuar përshpejtimin e proçesit të gjykimit. Duhet të marrë fund zvarritja e qytetarëve nëpër gjykata”.Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duhet punuar më shumë, për një menaxhim aktiv të cështjeve gjyqësore.Elis Kuçi, Përfaqësues i KLD: “Më shumë se kurrë ka ardhur koha të bëjmë më shumë punë se sa gara se kush bën fjalime më të mira. Gjykata e rrethi gjyqësor Tropojë, ka marrë sot angazhimin të zbatojë masa të ngjashme me projektin e aplikuar e të suksesshëm në gjykatat e rretheve gjyqësore Krujë dhe Korçë. Do reduktojmë ndjeshëm kohëzgjatjen e proçeseve gjyqësore.Projekti "Për një Drejtësi pa vonesa" fillimisht është zbatur në Gjykatën e Korçës e Krujës dhe pritet që të reduktojë rastet e zvarritjeve të proçeseve gjyqësore.